18:36 / E Premte, 28 Korrik 2023 / MSH

Ekskluzive: Ky është personi që vrau gruan dhe djalin, më pas edhe veten në Lipjan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lipjan ku tre persona janë gjetur pa shenja jete.

Indeksonline ka raportuar më herët së bëhet fjalë për tre anëtarë të një familjeje: burri, gruaja, dhe djali i tyre.

Burime të Indeksonline pohojnë se personi që dyshohet të ketë vrarë së pari djalin dhe gruan e tij, e më pas edhe veten, është Abedin Bekteshi.

Në anën tjetër, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi për Indeksonline zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.