09:49 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është plani i serbëve për veriun

Plani i Beogradit për një “katastrofë humanitare” në veri është zbuluar javën e kaluar, ku po tentohet që të paraqitet gjendje e rëndë e mungesës së produkteve me prejardhjeve nga Serbia. Madje, po kërkohet nga serbët që të mos blejnë produkte nga shqiptarët.

Por, Serbia ka nisur të ashpërsoj masat në mënyrë që të paraqitet një jetë tejet e rëndë e komunitetit serb në veri.

Indeksonline nga burimet mëson se me datën 1 dhe 2 korrik në veri nuk do të punojë asnjë subjekt afarist.

Siç mëson portali, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur në lokalet e Metllac në Zveçan, ku nën organizimin e unionit të biznesmenëve në veri morën pjesë Radosh Petroviciq,  Radule Steviq, Dragan Katolik, Vllaskoviqit e biznesmenë tjerë nga komuna e Mitrovicës e Zveçanit.

Ndërsa biznesmenët nga Leposaviqi dhe Zubin Potoku nuk kanë marrë pjesë, por e kanë konfirmuar pajtueshmërinë për veprime të njëjta dhe do të zbatojnë vendimet e marra në këtë takim.

“Vendimi kryesor nga ky takim është se me datën 01 -02.07.2019, në veri nuk do të punojë asnjë subjekt afarist”, ka thënë ky burim për IndeksOnline.

 E veçanta e këtij tubimi ka qenë festa dhe pjesëmarrja e subjekteve jo serbe (Gorane dhe Boshnjake).

Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e bllokimit të pikave kufitare Brnjak dhe Jarinje. Mirëpo, një vendim i tillë nuk është marrë ende.

Po ashtu, me datën 02.07,2019, me fillim në ora 19:00 në të njëjtin vend do të mbahet takimi i radhës për ecurinë e veprimeve që do të ndërmerren./Indeksonline/