Ekskluzive: Ky është projekti i rrugës A në Prishtinë

“A” është një nga rrugët më të shumëpritura për rregullim.
Rruga pritet të dalë nesër në tenderim, teksa burime të Indeksonline disa ditë më parë pohuan se çdo gjë është gati!
Oferta për ndërtim do të jetë për 2 muaj në tender publik, teksa ajo pritet të kushtojë rreth 8 milionë euro.
Më poshtë sjellim materialin ofertues për projekt, ndërtimi i të cilit do përfshijë rrugën dhe kolektorin.
Rruga do të jetë me tri korsi: një të veçantë për autobusë dhe dy për vetura.
Ajo do të shoqërohet me shteg të bicikletave dhe trotuar.


“Rruga “A”, do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, ku ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro. LOT I, do të përfshijë segmentin nga Veterniku deri të vazhdimi i rrugës B” thuhet në materialin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave./Indeksonline/

