75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 24 Shtator 2023 / k.v

Ekskluzive: Ky është serbi i arrestuar në veri, ishte i armatosur deri në dhëmbë

Në pranga të Njësisë Speciale ka përfunduar edhe serbi nga Mitrovica Veriore, Blagoje Spaojevic (1991).

Burimet e IndeksOnline të afërta me aksionin kanë konfirmuar se  Blagoje Spaojevic në momentin e arrestimit ishte i armatosur dhe dyshohet me bazë që është i përfshirë në sulmin ndaj policisë së Kosovës ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Blagoje Spaojevic ndodhet ende në veri dhe i njëjti pritet të dërgohet në njërën nga qendrat e paraburgimit./IndeksOnline/