Ekskluzive: Ky është trajneri shqiptar të cilin Prishtina e sheh si zëvendësues të Mirel Josës
Prishtina nuk e ka nisur mirë edicionin 2019/20 në Superligë. ‘Bardhë e kaltërit’ kanë vetëm 1 pikë nga 2 ndeshje të zhvilluara.
Pavarësisht besimit që ka treguar presidenti Remzi Ejupi për trajnerin Mirel Josa, këtij të fundit nuk po i shkojnë punët mirë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që kryesia e Prishtinës gjatë kësaj jave do të takohet me Josën për të marr një vendim rreth të ardhmes dhe ka shumë gjasë që trajneri shqiptar të jap dorëheqje.
Sipas këtij burimi, kryesia e Prishtinës e ka diskutuar mundësinë për ta emëruar trajner Ernest Gjokën.

49 vjeçari ka udhëhequr disa skuadra të njohura në Shqipëri si Flamurtari e Kukësi. /Indeksonline/