75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 21 Tetor 2025 / MSH

Ekskluzive: Ky është zyrtari i lartë shtetëror që u arrestua për dallavere me tenderë

Policia e Kosovës njoftoi sot për një aksion të zhvilluar nga Njësiti i Krimeve Ekonomike, në Prishtinë.

Sipas policisë, një zyrtar u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline pohojnë se zyrtari në fjalë është udhëheqësi i divizionit të prokurimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Lulzim Bajrami.

Bajrami dyshohet të ketë ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro.

“Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese” deklaroi Policia, në një njoftim zyrtar të mëhershëm.

Bajrami, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/