Ekskluzive: Ky trajner do të drejtoj Vëllaznimin pas largimit të Munishit
Vëllaznimi sot është mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat 0-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Pas kësaj humbje janë ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishi.
Indeksonline mëson se deri në fund të sezonit skuadrën gjakovare do ta drejtoj Blerim Mula.
Ai me 1 prill është emëruar si drejtor i akademisë së Vëllaznimit por tashmë do të marr në duar skuadrën e parë.
Ai tashmë duhet të fokusohet në ndeshjet e Ligës së Parë për ta rikthyer skuadrën në Superligë. /IndeksOnline/