75 Mall Live Search
16:22 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Lajmërohet Florent Hadërgjonaj, ja çfarë deklaron për ardhjen te Kosova

Njëri ndër futbollistët më të përfolur në shqiptari momentalisht është Florent Hadërgjonaj. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ditë më parë ka deklaruar se është i sigurtë që futbollisti i Huddersfieldit do ta pranoj ftesën të përfaqësoj Kosovën.

Megjithatë, Hadërgjonaj ende nuk ka konfirmuar një gjë të tillë. Në një deklarim të shkurtë për Indeksonline ai ka thënë “Ne bisedime jemi njëherë”.

Kur është pyetur se a do të takohet me presidentin e FFK-së Agim Ademi dhe trajnerin Bernard Challandes, ai është përgjigjur “Nuk e di njëherë”.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, shpreson që ta afroj 24 vjeçarin në kombëtare që të rris konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtes, para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020. /Indeksonline/