21:22 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Lajmërohet Zekë Jasiqi nga arratia

Zekë Jasiqi është lajmëruar nga Gjermania. Indeksonline ka arritur të kontaktoj me Jasiqin, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ai është një nga personat e ndjekur nga policia për marrje me fajde dhe lidhje me grupe kriminale.

Indeksonline ka kontaktuar me Jasiqin i cili thotë se është i pafajshëm dhe shumë shpejt do të vijë në Kosovë që të paraqitet para organeve të rendit, të cilët tashmë janë në kërkim të Jasiqit.

“Po më vjen keq që për momentin gjindem në Gjermani e nuk jam aty por duke e ndier veten aspak fajtor për grupin që po flitet dhe që po lakohet emri im sepse asnjërin nga ata nuk i njoh dhe nuk më njohin. Unë nuk jam në arrati siç po flitet nga mediat por jam në Gjermani dhe nga Kosova kam dal nga java e kaluar. Kam pas një bisedë përmes telefonit me hetuesin F.Z, të cilit i kam treguar ku gjindem dhe shumë shpejt do jem aty për deklaratën time.

Po ndihem shumë keq nga shkrimet e mediave sepse unë nuk i përkas asnjë grupi të lartëpërmendur dhe edhe shumë befasuse për shkrime e hershme që njollosin emrin tim dhe të familjes sime sepse këtë nuk e lejon ndërgjegjja e familjes time.

Unë Zekë Jasiqi asnjëherë nuk jam marrë dhe nuk i përkas këtyre grupeve.

Unë Zekë Jasiqi deklaroj se biznesi im në Kosovë dhe jashtë Kosove është me shifra shumë të mëdha që prekin shifra me qindra miliona. Ju lutem për mirëkuptim” thotë Jasiqi për Indeksonline.

Përveç Jasiqit në kërkim është edhe Ekrem Lika. 5 persona tjerë janë tashmë në mbajtje.