Ekskluzive: LDK-ja nesër merr vendimin final për zgjedhjet

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të marr vendimin final për zgjedhjet.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku ka ftuar kryesinë e partisë për të diskutuar dhe finalizuar qëndrimin e fundit të partisë për organizimin e zgjedhjeve.
Takimi pritet të zhvillohet në orët e pasditës në zyrët e LDK-së.
Në rast se LDK-ja do të bindet për shpërndarjen e Kuvendit, një gjë e tillë pritet të ndodhë brenda javës dhe zgjedhjet mund të mbahen në fillim të korrikut. /Indeksonline/