Ekskluzive: Liderët në rezidencën e SHBA-së, takohen me zyrtarin e lartë amerikan!
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, ka arritur në Republikën e Kosovës, pas vizitës në Beograd.
Indeksonline mëson se zyrtari i lartë amerikan është duke zhvilluar një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli.

Takimi (i cili ka nisur në ora 8:30) po të mbahet në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
I pranishëm në këtë takim është edhe shefi i diploacisë amerikane në Kosovë, Philip Kosnett.




Vlen të theksohet se në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.
Ndryshe, në këtë takim temë kryesore do të jetë pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës si dhe vazhdimi i dialogut. /Indeksonline/A.Muhaxheri/


