75 Mall Live Search
23:46 / E Mërkurë, 21 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ekskluzive: Liridon Fetahaj arrin marrëveshje me Malishevën, zyrtarizimi së shpejti

Një prej futbollistëve më të mirë të Ligës së Parë në sezonin që lamë pas, Liridon Fetahaj do të jetë futbollist i ri i Malishevës.

Fetahaj pasi siguroi inkuadrimin në Superligë me Lirinë, ditë më parë ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi prizrenas, pasi i ka përfunduar kontrata, shkruan IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se tashmë 31-veçari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Malishevës.

Fetahaj do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Për futbollistin prizrenas në garë ka qënë edhe skuadra e Llapit, por që Malisheva punuar shumë ditët e fundit për transferimin e tij./IndeksOnline/