75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 04 Prill 2024 / kutia

Ekskluzive: Lirohet Hasan Krasniqi, ishte arrestuar në Bullgari

Është liruar kryeshefi i KRU në Gjakovë, Hasan Krasniqi, mëson Indeksonline.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Gjakovë, Hasan Krasniqi, ishte arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt.

Ky lajm ishte konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ).

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyueshevo”, tha MPJ.

Nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh është arrestuar Krasniqi.