75 Mall Live Search
17:10 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Ekskluzive: Llapi ”humb diamantin”, portieri Ilir Avdyli pritet të largohet në janar

Portieri Ilir Avdyli pritet të largohet nga skuadra e Llapit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të IndeksOnline të afërta me klubin dhe lojtarin.

Arsyeja e largimit të Avdylit është për shkak të përdorimit të rotacionit në portën e Llapit këtë sezon nga trajneri Batatina.

Reduktimi i minutave në fushë bën që largimi do te jetë i pa shmangshëm për portierin Avdyli, i cili kampionatin që lamë pas ishte portieri më i mirë i kampionatit, ku nga 34 ndeshje mbajti portën e pa prekur plote 17 herë.

Avdyli ka qenë ndër pikat më të forta të Llapit, duke e ndihmuar ekipin nga Podujeva të shpallet nënkampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Me paraqitje të mira te skuadra e Llapit, Avdyli u bë pjesë e listës se Kombëtares së Kosovës dhe tash e një kohë grumbullohet rregullisht nga trajneri Foda.

Ai ka një përvojë të madhe me skuadra të rajonit si Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut si dhe Tirana, Kamza e Kukësi në Shqipëri. Kurse me Llapin, Avdyli në më shumë se 3 vite ka luajtur 142 ndeshje zyrtare dhe ka dy trofe të fituar Kupën dhe Superkupën e Republikës së Kosovës./IndeksOnline/