75 Mall Live Search
16:15 / E Hënë, 04 Janar 2021 / A. A

Ekskluzive: Llapi transferon portierin më të gjatë në Superligë, është boshnjak

Llapi vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

Pas transferimit të Ilir Krasniqit, Almedin Klinakut dhe Rilind Gërbeshit, Indeksonline mëson se ekipi i Tahir Batatinës ka siguruar shërbimet e portierin Marjan Çoriq.

25-vjeçari është me shtat 2 metra e 4 centimetra, duke u bërë më shtatlarti në Superligë.

Portieri boshnjak së fundi luajti në Holandë te skuadra e ligës së tretë TEC. Çoriqi do të prezantohet zyrtarisht të martën nga Llapi.

/Indeksonline/