75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: “Luani” i Kosovës do të bëhet me klub të ri

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala javë më parë ka përfunduar karrierën te ekipi norvegjez Start.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ai ka pasur disa oferta nga klubet e elitës në Norvegji por ende nuk ka vendosur ku do të vazhdoj.

“Së shpejti do të vendosi. Edicioni i ri në Norvegji fillon në fund të marsit dhe para fillimit të kualifikimeve për Euro 2020 do të jem në një klub të ri” deklaroi Shala për Indeksonline.

Kujtojmë që në afatin kalimtar të janarit, futbollistët e Kosovës nuk patën shumë lëvizje. Edon Zhegrova shkoi te Baseli, Fidan Aliti te Kalmari dhe Arbër Zeneli te Reims. /Indeksonline/