20:35 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Me cilin futbollist të Anglisë e ndërroi fanellën Milot Rashica?

Kombëtarja e Kosovës e mbylli ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 me disfatë 4-0 nga Anglia në Prishtinë.

Pas përfundimit të ndeshjes disa futbollistë i shkëmbyen fanellat.

Mesfushori kosovar Milot Rashica e ndërroi fanellën me mesfushorin e Chelseat Mason Mount në tunel, shkruan Indeksonline.

Të dy kanë qenë bashkëlojtarë te skuadra holandeze Vitesse në edicionin 2017/18.

Ndryshe në ndeshjen e djeshme, Rashica luajti 90 minuta ndërsa Mount u inkuadrua në pjesën e dytë.

/Indeksonline/

Mason Mount of Vitesse, Milot Rashica of Vitesse during the Dutch Eredivisie match between Sparta Rotterdam and Vitesse Arnhem at the Sparta stadium Het Kasteel on January 16, 2018 in Rotterdam, The Netherlands(Photo by VI Images via Getty Images)