Ekskluzive: Merkatoja në Superligë ka mbaruar, kjo është e ardhmja e Izair Eminit

Mbrëmë në orën 00:00 ka mbaruar merkatoja në Superligën e Kosovës.
Kampioni i Kosovës me skuadrën e Dritës, Izair Emini është nga futbollistët që ka mbetur pa ekip pas përfundimit të merkatos.
Në një prononcim për Indeksonlinen, Emini ka treguar se cila do të jetë e ardhmja e tij.

“Për sa i përket së ardhmes sime për në Kosovë gjithçka është mbyllur për atje, kam pasur kontakte me disa klube, por nuk kam arritur marrëveshje. Thjesht dua t’i falënderoj për interesimin që kanë shfaqur”, ka thënë ai fillimisht.
Emini ka treguar se përveç skuadrave kosovare, ka pasur interesim edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Siç thash s’kam marrëveshje me ekipe të Superligës. Gjithashtu kam pasur kontakte edhe me klube të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, mirëpo nuk ka asnjë akord edhe me këta, sepse thjesht unë jam lojtar kampion dhe e kam një çmim dhe mendoj se kjo ka qene arsyeja kryesore e bisedimeve”, tha ai.
Në fund tregoj se deri në janar po mendon të pushojë.
“Tash deri në janar po e mendoj të jem në pushim afër familjes sime”, përfundoi Emini./Indeksonline/
