75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / A. M.

Ekskluzive: Merret vendimi ndaj Andin Lokajt, pasi e quajti “hajvan” Albin Kurtin!

“Art Motion” ka marrë vendim ndaj komentatorit Andin Lokaj, i cili para disa ditësh e quajti “hajvan” kryeministrin, Albin Kurti.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se ai është suspenduar për 1 muaj nga puna.

Kujtojmë se me 16 shkurt, Lokaj në ndeshjen derbi të Serie A, Juventus vs Inter, nisi komentimin duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “hajvan”.

Edhe pasi ndeshja po zhvillohej, Lokaj ka vazhuar të lëshojë deklarata në drejtim të Albin Kurtit.

Komentimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.  /Indeksonline/