Ekskluzive: Mësohet se kush është i dyshuari që plagosi dy persona, në Pejë

Gjatë ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Pejë afër Fakultetit të Biznesit, ku si pasojë u plagosën dy persona, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Indeksonline përmes burimeve mëson së personi i dyshuar është Fis Lajqi.

Nga të njëjtat burime mësohet se njëri prej personave të plagosur gjatë ditës së sotme në Pejë është Mustafë Ahmetxhekaj.

Burime tona tregojnë se Ahmetxhekaj derisa ishte duke biseduar me disa policë, një person ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur me boks të njëjtin.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore ne Pejë ku thanë që po ndërmirren të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar.
