75 Mall Live Search
10:43 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Rashica vazhdon edhe një sezon me Werder Bremenin

E ardhmja e Milot Rashicës ka qenë tejet e përfolur në këtë merkato.

 Skuadra si Leipzigu, Liverpooli, Lazio, Milani, Aston Villa dhe Dortmundi u përfol se ishin të interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Indeksonline mëson nga burime të afërta me agjentin e Rashicës, Altin Lala, se ylli kosovar do të vazhdojë edhe për një sezon me ekipin e Werder Bremenit.

Kjo pasi asnjë nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të Rashicës nuk e kanë paguar shumën e kërkuar nga Bremeni.

Skuadra gjermane nuk pranon oferta nën 25 milionë euro por asnjë nga skuadrat e interesuara nuk ka ofruar këtë shumë.

Bremeni do të luajë në Bundesliga në sezonin e ri pasi arriti të siguronte mbijetesën me anë të “play out”-it./Indeksonline/