Ekskluzive: Momenti kur polici grushton shoferin në kryeqytet (Video)

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është filmuar duke grushtuar një qytetar në një pikë ndalimi në Prishtinë.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga ky incident, ku shihet qartë sulmi i policit ndaj shoferit A. Ferati dhe reagimi i kolegëve të tij në vendngjarje.
Polici i përfshirë është pjesë e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e sulmit ndaj qytetarit.
Për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili pritet të marrë masa brenda pak orësh.
Shikoni videon e incidentit më poshtë: