75 Mall Live Search
14:41 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / A

Ekskluzive: Mozzik del nga Dogana pas ndalimit: Jep llogari për orën milionëshe dhe borxhin prej 500 mijë euro ndaj shtetit

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik është ndalur të martën nga autoritetet në Kosovë, ndërsa ditën e sotme është paraqitur në Doganën e Kosovës (ATK).

Pas disa orësh ndalim nga Policia dhe Dogana, reperi është intervistuar dhe është thirrur nga ATK për të sqaruar detaje lidhur me borxhin e tij ndaj shtetit dhe pasurinë që e ka sjellë në vend.

No description available.

Sipas burimeve të IndeksOnline, Mozzik i ka borxh ATK-së mbi 500 mijë euro, ndërkohë që në Kosovë ka hyrë me dy ora luksoze, njërën prej të cilave me vlerë milionëshe, shumë kjo që thuajse trefishon borxhin që ai i ka shtetit ku jeton dhe vepron.

Dogana ka kërkuar gjithashtu të dijë burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit.

No description available.

Më poshtë mund të shihni pamjet ku Mozzik është paraqitur në ATK, ditën e mërkurë./IndeksOnline