75 Mall Live Search
18:35 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / A. A

Ekskluzive/ Muriqi i gatshëm për derbin e madh ndaj Milanit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Lazion që më shumë se 3 javë.

Ai kishte lënduar një muskul të këmbës së djathtë në ndeshjen kundër Zenit Shën Petersburgut, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ka 3 ditë që Muriqi është rikthyer në stërvitje, por edhe sot ai ka ushtruar i ndarë nga pjesa tjetër e futbollistëve.

Burime të Indeksonline afër Muriqit, bëjnë të ditur që 26 vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit që zhvillohet të mërkurën e ardhshme.

Ai ka shprehur gatishmërinë që të grumbullohet edhe për ndeshjen ndaj Napolit, dhe ka mundësi që të jetë në bankë rezervë, por trajneri Simone Inzaghi nuk do ta inkuadrojë në lojë.

/Indeksonline/