15:26 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

EKSKLUZIVE: Muriqi nuk largohet nga Lazio në janar!

Sot gjatë ditës në mediat në Itali qarkulloi lajmi se Vedat Muriqi mund të rikthehet në janar të klubi i Fenerbahces.

Sulmuesi kosovar muaj më parë firmosi kontratë me klubin e Lazios në Itali, por mediat atje pretendojnë se ai do të huazohet deri në fund të kampionatit në Turqi të ish-skuadra e tij, shkruan IndeksOnline

Ndërsa, burime të afërta me Vedat Muriqin i bëjnë me dije IndeksOnline se sulmuesi ynë nuk do të largohet edhe as huazohet në Fenerbahce, por do të qëndrojë në Lazio./IndkesOnline/