75 Mall Live Search
13:56 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive:Ndeshja Maqedonia e Veriut-Kosova, çfarë do të ndodhë me biletat e shitura, a do të lejohen tifozët?

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kombëve pritet të luhet në vjeshtë.

Qe dy herë është duke u shtyrë kjo ndeshje për shkak të situatës me koronavirusin.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Federatës së Futbollit në Maqedonië, Faton Zylbehari për të kuptuar më shumë rreth ndeshjes Maqedonia e Veriut- Kosova.

Ai ka thënë se për momentin nuk mund të parashikohet një datë pasi është gjendja e jashtëzakonshme.

“Për momentin si shkojnë gjërat me pandeminë nuk është se ka një datë të saktë nga UEFA-ja për terminin e kësaj ndeshjeje. Realisht duke qenë në gjendje të jashtëzakonshme nuk është se mund te parashikojmë se çfarë mund të ndodhë. Shpresojmë se gjërat të shkojnë drejt përmirësimit, të fitojmë këtë betejë me CoVidin-19 dhe veprimet konkrete do të merrën në bazë të rekomandimeve të UEFA-së dhe autoritetëve”, u shpreh Zylbehari.

 Ai tregoi ndërkaq se a mund të ndryshohet lokacioni i zhvillimit të ndeshjes.

“Nuk besoj të ndryshohet lokacioni për zhvillimin e ndeshjes, duke parë se stadiumi në Shkup është i vetmi që ofron kushtet ideale për një ndeshje të kësaj natyre”, shtoi ai.

Zylbehari tregoi se do t’u kthehen paratë përmes agjencisë për biletat e shitura.

“Biletat e shitura në fakt nuk vlejnë, pasi në kushte kur ndeshja shtyhet sigurisht se u kthehën paratë përmes agjencionit me të cilin FFM-ja ka kontratë bashkëpunimi për shitjen e tyre”, tha ai.

Në fund krejt, ai u shpreh rreth asaj se a do të ketë tifozë në këtë ndeshje.

“Sigurisht se deshira jonë është që ndeshja të luhet me spektatorë pasi vetëm ashtu do të krijohej një spektakel i vertetë i futbollit. Mirëpo mendoj se gjithçka do të dirigjohet nga situata me pandeminë Covid-19’, përfundoi Zylbehari./Indeksonline/