75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 19 Gusht 2025 / A

Ekskluzive: Nesër thirret seanca, a do të zgjidhet ngërçi në Kuvend?

Pas gati tre javësh bllokadë, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish.

Indeksonline mëson se seanca do të mbahet nesër në orët e paradites.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për pozitën e kryetarit të kuvendit. Gjykata ka theksuar se kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30-ditësh.

Partia fituese, Vetëvendosje, e ka kritikuar vendimin e djeshëm të Kushtetueses, duke e cilësuar atë si arbitrar.

Ndërkaq, ish-partitë opozitare e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni juridik. /Indeksonline/