75 Mall Live Search
18:14 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ngritët aktakuza e parë nga Gjykata Speciale

Është ngritur aktakuza e parë nga Gjykata Speciale.

Burime të Indeksonline, bëjnë me dije se Prokuroria Speciale në fund të muajit shkurt e ka dorëzuar akuzën në Gjykatën Speciale, e cila më pas edhe është konfirmuar.

Vlen të përmendim faktin se me ngritjen e aktakuzës së parë gjykata funksionalizohet, ngase fillon shqyrtimi i aktakuzës sipas procedurës së parashikuar ligjore, shkruan IndeksOnline.

Ndryshe janë bërë plot 5 vjet që kur në Kuvendin e Kosovës u votua Gjykata Speciale dhe se numri i personave të intervistuar nga deri tani mund të ketë shkuar qindra persona.

Nga Gjykata Speciale nuk do të mundë të amnistohet askush, pavarësisht pozitës që mban në Republikën e Kosovës, po që se Prokuroria ka dëshmi se të njëjtit kanë kryer vepra penale nga juridiksioni i Gjykatës./IndeksOnline/