14:07 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Ekskluzive: Një ditë pas njohjes nga Izraeli, ylli kosovar nënshkruan me skuadrën izraelite!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, është larguar zyrtarisht nga Diosgyori VTK.

IndeksOnline ekskluzivisht mëson se Hasani do të transferohet në Izrael, te skuadra e Premierligës Hapoel Kfar-Saba.

Sulmuesi anësor kishte kaluar nga klubi i Superligës së Kosovës, Trepça ’89 në ekipin hungarez, Diosgyor gjatë vitit 2018.

Ai qëndroi 3 vjet në Hungari duke bërë paraqitje fantastike, në 90 ndeshje ai shënoi 10 gola. Kujtojmë se vlera e tij në “Transfermarkt” tani shkon deri në 300 mijë euro./IndeksOnline/