75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / k.v

Ekskluzive: Noizy po tenton t’i bind mjekët që ta ndalin në Spitalin e Pejës (Video)

Ka gjysmë orë që reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, nën masa të rrepta sigurie është dërguar nga stacioni policor në Pejë në emergjencën e spitalit të Pejës.

Burimet e IndeksOnline brenda spitalit kanë thënë se Noizy ka kryer aktualisht kontrollet të neurologu dhe nga urologu ndërsa po tenton maksimalisht ta bind stafin mjekësor që të shtrihet në spital.

Ai është kontrolluar paraprakisht nga ekipi mjekësor në stacion të policisë, mirëpo kjo nuk i ka kryer punë reperit dhe i njëjti është dërguar në spital.

Para spitalit shihen masa të rrepta sigurie të cilët janë angazhuar në këtë rast./IndeksOnline/