75 Mall Live Search
20:14 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Nxehen gjakrat në Llap pas ndeshjes – sekretari i Llapit akuzon 2 lojtarë për shitje të lojës

Skuadra e Llapit nuk e ka pritur aspak mirë humbjen ndaj Drenicës.

Siç mëson Indeksonline, pas ndeshjes sekretari i klubit, Muhamet Rexhepi i ka akuzuar dy lojtarët, Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani se e kanë shitur ndeshjen.

Kjo ka shkaktuar krijim të zënkës dhe nxehje të gjakrave mes dy  lojtarëve dhe të sekretarit të klubit.

Llapi me këtë humbje ia ka minimizuar gjasat vetës për një kualifikim në gara evropiane./Indeksonline/