20:55 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Pamje kur Flora Brovina foton e njëjtë e kishte paraqitur edhe në vitin 2012

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina s’e kishte paraqitur për herë të parë fotografinë e një gruaje të dhunuar nga disa ushtarë, të cilën e bëri dje në hollin e Kuvendit.

Të njëjtën fotografi ajo e kishte shfaqur edhe në vitin 2012 në një diskutim me temën për viktimat e dhunës seksuale.

Fotoja e cila rezultoi të jetë e filmave “Porno”, nga Iraku, ngjalli reagime të shumta. Media, shoqëria civile, politikanë, organizatat për gra… me nxitim akuzuan Brovinën se gaboi, mirëpo publikimi i fotos së njëjtë s’kishte marrë kaq hov të madh para shumë vitesh.

 “Një dëshmi e kam sjell dhe dua të ju lë sot pa gjumë. Ju kam sjellë foton ku shihen familja e abuzuar dhe gruaja e abuzuar. Unë do t’ju tregojë një foto që ta kuptoni mirë. Njerëzit janë detyruar ta shohin bijën e tyre duke u dhunuar. Kjo fotografi mbetet shenjë, kjo grua është gjallë dhe kjo po kërkon diçka nga ne. Por edhe këta burra janë gjallë dhe vuajnë nga sindromi post-traumatik”, kishte deklaruar ajo.

Më tej, Brovina ishte shprehur e ashpër me qasjen e ndërkombëtarëve karshi njërës prej kategorive më të diskriminuara në vend.

“Organizatat ndërkombëtare shpesh herë këto shënime, fotot dhe filmat që u harruan, ato u zhdukën edhe nga ndërkombëtarët.  Në kontaktin tim, unë kam 400 histori por me mijëra gra i njoh që abuzuara seksualisht”, kishte thënë deputetja e PDK-së. /Indeksonline/