20:25 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Pamje nga plaçkitja e armatosur e bankës në Fushë Kosovë

Një plaçkitje me armë ka ndodhur në një këmbimore në Fushë Kosovë, në orët e mbrëmjes së sotme.

Indeksonline pasi ka raportuar për këtë rast, ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen 3 persona me armë dhe maska duke dalë nga ky institucion pasi kanë kryer vjedhjen.

Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjithë veprimet e nevojshme.

“Në ora 17:40 nga linja 192 është njoftua policia se në një këmbimore në Fushë Kosovë ka ndodhur një plaçkitje me armë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muajve të fundit është rritur numri i vjedhjeve në banka, ku si pasojë e një plaçkitjeje javën që shkoi në Istog mbeti i vrarë polici, Izet Demaj, i cili ishte gjatë detyrës./Indeksonline/