75 Mall Live Search
19:08 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Ekskluzive/ Pamjet e aksidentit me dy viktima në rrugën Prishtinë – Podujevë

Dy të vdekur dhe nëntë të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm mes tri veturave, në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive të aksidentit teksa përplasen veturat.

Në pamje shohim që fillimisht aksidentohen mes vete dy vetura, e më pas në aksident përfshihet edhe vetura e tretë.

Dy persona vdiqën në vendngjarje, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor./Indeksonline/