Ekskluzive: Pas 26 ditësh në krye të Vushtrrisë, shkarkohet trajneri Antonio Toma
Vushtrria ka vendosur që të mos vazhdoj bashkëpunimin me trajnerin italian Antonio Toma.
Humbja e sotme 5-1 kundër Dritës, si dhe rezultatet e fundit negativë kanë bërë që kryesia të marrë vendim për të shkarkuar 56 vjeçarin.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që kryesia e klubit do të ketë mbledhje sonte në mbrëmje, kur edhe do t’i komunikohet vendimi trajnerit Toma.
Ky i fundit në 5 ndeshje pati, 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Zëvendësues i italianit do të jetë Bylbyl Sokoli, që ka arritur marrëveshje në parim me Vushtrrinë, por ende nuk e ka nënshkruar kontratën.
“Profa” do të jetë trajneri i tretë i Vushtrrisë, kur nuk kanë kaluar ende dy muaj nga fillimi i edicionit të ri në Superligë.
Bekim Shotani e kishte nisur punën i pari, por ai ishte shkarkuar pas 3 ndeshjeve. /Indeksonline/