Ekskluzive: Pas largimit nga Llapi, Alban Shabani transferohet te gjiganti i Shqipërisë

Futbollisti, Alban Shabani, sot njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e KF Llapit.
Në një prononcim për Indeksonline, Shabani tregoi se ka arritur marrëveshje me ekipin nga Shqipëria, Skënderbeu.
Ky është largimi i dytë i Llapit gjatë kësaj jave. Para Shabanit u largua edhe Erseil Ymeri, që u transferua te KF Kukësi.
Llapi e ka filluar dobët sezonin, duke pësuar tri humbje në tri paraqitje./Indeksonline/