Ekskluzive: Për 100 mijë, i kërkuan 600 mijë euro fajde, si e dogjën një biznes fajdexhinjtë e Pejës për ta kërcënuar pronarin!

Një aksion i hershëm të martën me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për fajde. Indeksonline ka publikuar emrat dhe fotot e disa prej të arrestuarve në këtë aksion të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me fajden.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa nga të arrestuarit e këtij aksioni akuzohet se para pak muajsh kishin djegur një biznes në Pejë, si formë presioni e kërcënimi ndaj qytetari të cilit i kishin dhënë fajde.
Burime të Indeksonline tregojnë se për 100 mijë euro, grupi i fajdexhinjëve i kishte rritur fajden në 600 mijë euro.
Shuma e rritur nga 100 mijë në 600 mijë euro është rritur brenda 3 viteve nga ky grup.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në mesin e të akuzuarve për djegien e biznesit të pronarit janë Valon Kastrati, Orhan Luka, Sokol Demboga, Isa Alimusa dhe disa të tjerë.

Në fund të muajit tetor, në orët e vona të natës ky grup dyshohet se dogji biznesin e pronarit të cilit i kishin dhënë fajde, dhe bashkë me biznesin kishin djegur edhe disa vetura.

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh për 16 të arrestuarit për fajde.

“Ndaj të pandehurve Kismet Krasniqi, Isa Camaj, Sokol Dembogaj, Besnik Mehmetaj, Driton Podrimçaku, Fadil Zhabollaj, Tafil Alimusaj, Astrit Grabovci, Petrit Kastrati, Valon Kastrati, Alush Bajraktaraj, Labinot Elshani, Shaip Mehmetaj, Orhan Lukaj, Sylë Jusaj, Astrit Kastrati, caktohet masa e paraburgimit e cila mund të zgjas nga data 22.02.2022 nga ora 08:30 e gjerë dt.22.03.2022”, thuhet në vendim./Indeksonline/