75 Mall Live Search
22:33 / E Enjte, 07 Janar 2021 / A. A

Ekskluzive: Për këtë futbollist, Ballkani ia ofroi Llapit 80 mijë euro por Batatina i refuzoi

5 ditë me radhë zgjatën negociatat, por marrëveshja nuk u arrit.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, e pati top prioritet, transferimin e mesfushorit të Llapit, Valmir Veliu.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur se Ballkani i kishte ofruar gjatë verës Tahir Batatinës plot 80 mijë euro për ta transferuar Veliun në Suharekë.

Marrëveshja nuk u realizua për shkak se Batatina kërkonte përqindje në kartonin e Veliut, pas transferimit të tij jashtë Kosovës.

Në rast se palët do të arrinin dakord, 20-vjeçari do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Superligës.

Skuadrat kosovare rrallë herë paguajnë dëmshpërblim për transferimin e lojtarëve, zakonisht marrin lojtarë që nuk kanë kontrata valide.

Ndryshe, Veliu menaxhohet nga kompania “Alf Sports”, klient i së cilës është edhe Milot Rashica.

/Indeksonline/