75 Mall Live Search
13:22 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / Z S

Ekskluzive: Përjetoi “ferrin” në Bukuresht, flet tifozi i cili shpalosi flamurin e Kosovës në mesin e tifozëve rumunë

Të premten në Bukuresht, futbollistët kosovar por edhe tifozët që ishin të pranishëm në ndeshjen Rumani – Kosovë, kaluan një situatë të vështirë.

Provokimet e thirrjet nga tifozët rumunë “Kosova është Serbi” dhe “Serbia Serbia”, bën që kapiteni i Kosovës, Amir Rrahami të mblidhte ekipin dhe ta braktisnin ndeshjen, shkruan IndeksOnline.

Por tifozët kosovarë që ishin të pranishëm në stadiumin “National Arena Buchurest”, ishin më të rrezikuar.

No description available.

Tifozi e njëherësh fotograf, Ilir Lajçi për IndeksOnline ka rrëyfer “ferrin” që ka përjeruar gjatë ditës së premte.

Ai së bashku me dy shokë të tij kishte udhëtuar nga Kosova për të parë nga afër ndeshjen me Rumaninë.

Lajçi ishte i vendosur në tribunat ku shumica ishin tifozë rumunë derisa para tyre shpalosi edhe flamurin e Kosovës.

Ai ka thënë se siguria nga policia rumune ka qënë shumë e dobët.

“Policia na ka përcjell deri në stadium, na ka nda në dy grupe, grupin tonë na ka lënë në mes të shikuesve rumunë, nuk kishte asnjë polic afër nesh, ka pas sharje, ofendime e kërcënime nga ana e tyre. Disa të rinj kanë tentuar të ma merrnin flamurin e Kosovës mos me e leju me e shfaq në stadium, por kam rezistuar”, ka thënë Lajçi për IndeksOnline.

No description available.

Iliri ka thënë se prania e shokëve të tij e ka bërë që të ishte pak i sigurt, për arsye se me të ishte edhe një polic i Njësisë Speciale të Kosovës.

“Na jena kanë tre veta, bashkë me mua ishin edhe Shkelqim Xhafa dhe Arben Daci që është pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës. Jam ni pak ma i sigurt në vete, prandaj edhe kam nejt gjithmonë me flamurin e Kosovës. Kanë tentu prej aty me na sha e ma na thanë ule flamurin po nuk ua merrke menja me na u afru. Rreshti mas neve ka qënë ma shumë familjar dhe nuk kanë reagu, ndoshta kanë pasur frikë me u përlesh. Rreshtat e tjerë pas nesh thuajse gjatë gjithë kohës kanë bërtit “Kosova është Serbi”.”, ka deklaruar Lajçi.

Ai tha se janë tradhtu nga policia e Rumanisë dhe se siguria ishe zero.

“Siguria e ndeshjes ishte zero, policia rumune na ka tradhtu, na kanë përcjell deri te stadiumi kishe jena ma të sigurt, pastaj na kanë lënë vetem në mesin e tifozëve rumunë, nuk kishte asnjë polic brenda tifozëve afër nesh”, ka thënë Ilir Lajçi./IndeksOnline/