75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Personi i përfshirë në plagosjen në Prishtinë, është i dyshuar edhe për disa vepra të tjera

Indeksonline vazhdon të sjellë detaje të reja nga shkëmbimi me armë që ka ndodhur në mesditën e sotme në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur Met Elshani.

I përfshirë në këtë rast ka qenë edhe një emër i njohur për Policinë.

Bëhet fjalë për Adhurim Lepajën, 23 vjeçar. Burime të Indeksonlinë bëjnë të ditur se Lepaja është lënduar sot duke tentuar të ikë nga Policia.

Lepaja ka qenë i dyshuar në një plaogsje që ka ndodhur kohë më parë tek Sami Frashëri në Prishtinë.

Poashtu Indeksinline mëson se ai ka qenë në kërkim edhe për një rrëmbim.

Emri i tij është lakuar edhe për një plagosje që kishte ndodhur te Lesna në Prishtinë.

Poashtu, Indeksonline mëson se personat janë arrestuar në taksi./Indeksonline/