21:48 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / MSH

Ekskluzive: Personi i tretë i arrestuar është vëllau i një polici të Njësisë Speciale

Të mërkurën mbrëma, një vrasje tronditi Prishtinën.

Në dalje të qytetit u vra Liridona Murseli, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët për në shtëpinë e saj.

Fillimisht u raportua se ajo u vra nga një hajn, i cili kërkoi nga familja Murseli para.

Bashkëshorti i Liridonës kishte deklaruar në polici se hajduti kishte urdhëruar atë të largojë fëmijët nga vetura.

Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.

Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.

Burime të Indeksonline pohojnë se pak çaste më parë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për përfshirje në rast.

I dyshuari në fjalë pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin./Indeksonline/