Ekskluzive: Plaku flet pas largimit nga Gjilani, tregon me cilat skuadra është në bisedime

Sebino Plaku tashmë dhe zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Plaku duke falënderuar trajnerin Mezani , bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit gjilanas, para pak ditëve e bëri të ditur largimin e tij, shkruan IndeksOnline
Ndonëse tani është lojtar i lirë, Plaku në një pronocim për Sportin në IndeksOnline, tha se është në bisedime me klubin e Teutës nga Shqipëria dhe disa skuadra të tjera shqiptare.
“Jam në bisedime me Teutën, dhe me disa ekipe në Shqipëri, por që janë të zëna me kompeticionet Evropiane”, tregoi fillmisht Plaku.
Ndërkaq, i pyetur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, sulmuesi nga Tirana u përgjigj me maturi.
“Sa i përket Superligës së Kosovës, e kam lënë të hapur mundësinë e rikthimit në ligën kosovare”, tha ai./IndeksOnline/