75 Mall Live Search
16:05 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Policia troket në dyert e Ministrisë së Infrastrukturës, arrestohen dy zyrtarë

Policia e Kosovës ka trokitur pasditen e sotme në dyert e Ministrisë së Infrastrukturës.

Burimet e Indeksonline kanë treguar se policia ka nisur hetimet në lidhje me disa dallavere që kanë ndodhur në këtë dikaster.

Dy zyrtarë të ministrisë janë arrestuar dhe të njëjtit janë në stacion policor duke u intervistuar.

Aktualisht nuk ka informacione të detajuara se cili rast i ka dërguar policët në dyert e MI-së, mirëpo kjo do të zbardhet shumë shpejtë.

Rikujtojmë se MI-ja drejtohet nga ministri Pal Lekaj./Indeksonline/