Ekskluzive: Portieri i Prishtinës tregon pse janë më të fortë në pranverë
Portieri më i mirë në Kosovë padyshim është Visar Bekaj i Prishtinës. Në edicionin vjeshtor të cilin “bardhë e kaltërit” e mbyllën si kampion, Bekaj pranoi vetëm 4 gola në 17 ndeshje.
Ai mendon që në edicionin pranverorë, Prishtina do të jetë edhe më e fortë.
“Arsyeja që nuk kemi bërë asnjë transferim besoj që tregon se jemi ekip me kualitet dhe në rrugën e duhur për të fituar titullin. Lojtarët e njohin shumë mirë njëri tjetrin dhe kjo lidhje veçsa është forcuar. Tash jemi edhe më të komponuar” deklaroi Bekaj.
Prishtina gjatë dy javëve të fundit zhvilloi përgatitje në Antalja të Turqisë dhe sot në mbrëmje ekuipazhi do të kthehet në kryeqytet. “Kushtet e mira për përgatitje na kanë ndihmuar që të mbajmë kondicionin e duhur për të qenë gati. Jemi të kënaqur me fazën përgatitore dhe shpresojmë që në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 të nisim me fitore” përfundoi Bekaj. /Indeksonline/