Ekskluzive/ Prangoset një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, urdhër arresti erdhi nga Serbia

Besnik Gashi nga Podujeva është arrestuar sot nga autoritetet në Mal të Zi.
Gashi u dërgua në stacionin policor të Podgoricës, raporton IndeksOnline.
Ai pritet të ekstradohet për në Serbi, pasi urdhri për arrestimin e tij erdhi pikërisht nga Beogradi zyrtar.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Gashi ishte duke udhëtuar nga Gjermania në drejtim të Kosovës, ndërkaq ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tij./IndeksOnline/