75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Presidenti i Feronikelit tregon pse ju nda medalja presidentit të Drenicës

Një ngjarje e pazakontë ndodhi të dielën kur Feronikeli i shpallë kampion i Kosovës. Në ceremoninë pas ndeshjes u nda medalje për presidentin e Drenicës, Ragip Veseli. Indeksonline ka kontaktuar me presidentin e Feronikelit, Naser Ramaj i cili ka thënë se nuk e sheh diçka të madhe. “Është nda medalja për Veselin sepse ai ka qenë anëtar i Feronikelit më parë dhe për shkak të kontributit që ka dhënë për klubin më parë e kemi nderuar” ka thënë Ramaj.

Biznesmeni i njohur që ka shpenzuar afro 2 milionë euro me Feronikelin, ka thënë klubi do të ketë ndryshime për Ligën e Kampionëve.

“Disa prej lojtarëve do të largohen pasi ju skadon kontrata. Do të transferojmë futbollistë por kryesisht në formë huazimi” u shpreh Ramaj. Ai e konfirmoi që trajneri Zekirija Ramadani do të mbetet edhe edicionin e ardhshëm në krye të Feronikelit dhe e quajti trajnerin shqiptar si më të mirin në Kosovë. /Indeksonline/