75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / b l

Ekskluzive: Presidentja Osmani fton në një takim krerët e partive parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka dërguar ftesë për një takim krerëve të partive parlamentare.

Ky takim vjen pasi qeveria e propozuar nga Albin Kurti nuk mori votat e nevojshme për kabinetin e ri qeveritar.

Burime të IndeksOnlinet bëjnë me dije se takimi do të mbahet nesër në orëna 12:00.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë deklaruar se nuk do të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë dhe se duhet hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme./IndeksOnline/