Ekskluzive: Prishet marrëveshja e vlefshme 200 mijë euro mes Dritës dhe Latifit

Mesfushori kosovar Liridon Latifi ishte në prag të rikthimit në Superligën e Kosovës.
26-vjeçari kishte arritur marrëveshje personale me Dritën, që të transferohet në afatin kalimtar të janarit.
Për një vit, 26- vjeçari do të përfitonte rreth 200 mijë euro, apo 16 mijë euro pagë mujore.
Por, burime të Indeksonlinet njoftojnë se transferimi ka dështuar pasi klubi aktual i Latifit, Sheriff Tiraspoli ka ndërruar mendje.
Moldavët donin që t’ia lëshonin Latifin në formë huazimi për një vit.
Karrierën e futbollistit ai e ka nisur te Prishtina ku edhe ka debutuar në Superligë.
/Indeksonline/