Ekskluzive: Prishtina e Re e shkarkon trajnerin Elon Berisha

Elon Berisha është shkarkuar nga pozita e trajnerit të klubit Prishtina e Re.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ky vendim ka ardhur pas humbjes së djeshme nga Drita.
Berisha ishte udhëheqësi i skuadrës nga kryeqyteti, e cila për herë të parë u inkuadrua në Superligë.
Nga pesë ndeshje të zhvilluara, Prishtina e Re ka dy fitore dhe tri humbje./IndeksOnline/