Ekskluzive: Prishtina ia merr nga dora Ballkanit Besart Berishën, super sulmuesi arrin marrëveshje me kryeqytetasit

Klubi i Prishtinës ka arritur të ia “grabit” Besart Berishën ekipit të Ballkanit.
Indeksonline mëson se Prishtina i ka bërë një ofertë më të leverdishme Berishës dhe e ka bindur atë që të transferohet në kryeqytet.
Tashmë marrëveshja mes lojtarit dhe klubit të Prishtinës është arritur dhe vetëm po pritet zyrtarizimi.
Berisha pritet që të premten të arrij në Kosovë dhe të kompletoi transferimin tek Prishtina.
Ballkani ishte shumë afër por në minutat e fundit Prishtina u tregua më e shkathët dhe ia mori nga dora super sulmuesin./Indeksonline/